Lajme

Shoigu i thotë Putin-it se mobilizimi ka përfunduar


Rusia ka thirrur numrin e planifikuar të rezervistëve – 300 mijë njerëz – si pjesë e “mobilizimit të pjesshëm” të saj.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia ruse “Interfax”, duke cituar ministrin rus të mbrojtjes Sergei Shoigu.

“Sot kemi përfunduar dërgimin e qytetarëve të thirrur, njoftimi i qytetarëve është ndërprerë dhe nuk janë planifikuar detyra shtesë. Detyra që keni vendosur – 300 mijë njerëz – është e përfunduar. Nuk kemi planifikuar detyra shtesë”, u shpreh fillimisht Shoigu.

Në të ardhmen, komisariatet ushtarake do të rekrutojnë vetëm vullnetarë dhe ushtarë me kontratë, shtoi ai.

Sipas Shoigu, 82 mijë burra të mobilizuar u dërguan në “operacionin special ushtarak” (siç e quajnë luftën në Ukrainë autoritetet ruse).

218 mijë të tjerë janë në trajnime në qendrat arsimore dhe terrenet e trajnimit.

Ai shtoi se mosha mesatare e rezervistëve të thirrur është 35 vjeç.

Shoigu pranoi problemet me furnizimin e rekrutëve, megjithatë ai tha se problemet kanë ndodhur vetëm në fazën e parë të mobilizimit dhe janë zgjidhur.

Putin gjithashtu vuri në dukje se problemet ishin të pashmangshme, pasi nuk ka pasur draft për një kohë të gjatë, raporton agjencia “RIA Novosti”.

10 mijë rusë janë regjistruar në 24 orë për mobilizimin e pjesshëm

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore