Lajme

Sheshet e Prishtinës stolisen me flamuj


Sheshi "Nena Tereze" ne Prishtine

Për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës, shumë rrugë të kryeqytetit janë stolisur me flamuj shtetërorë dhe ndërkombëtarë.

Të mërkurën e 17 shkurtit, Kosova feston 13 vjetorin e pavarësisë, përvjetor ky në të cilin pavarësisht nga situata e pandemisë, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh të organizuara nga institucionet shtetërore.

Zyra për Komunikim Publik nga zyra e Kryeministrit, ka njoftuar për aktivitetet që do të mbahen gjatë gjithë ditës së 17 shkurtit.

Për nder të kësaj ditë do të zhvillohen edhe një sërë aktivitetesh tjera të organizuara nga institucionet e vendit, duke mos lënë anash edhe zbulimin e ekspozitës, “Jeta dhe Vepra e Sali Çekut”, në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Ndërkaq në orën 18:00, do të zhvillohet pritja shtetërore për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, e cila organizohet nën Patronatin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

 

Sipas agjendës shtetërore, në orën 08:00, Garda Ceremoniale e Forcave të Sigurisë së Kosovës do të ngritin Flamurin shtetëror, ku do të jenë të pranishëm u.d., e presidentes, Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

 

Kurse në fund të ditës, në orën 20:00, Klan Kosova do të transmetoj koncertin recital të këngëtarit Ilir Shaqiri, e cila organizohet nën Patronatin e Kryeministrit të Kosovës Z.Avdullah Hoti.  

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore