Përballje

Sheriff-i shkruan histori në Madrid, Liverpool-i shkatërron Porto-n, Brugge befasia e grupit A


Gjithçka ndodhi sonte në Champions League, mirëpo, asnjë episod nuk ishte më historik se fitorja e Sheriff Tiraspol në Madrid.

Moldavët, edhe pse pësuan 34 goditje dhe goditën vetëm tre herë, në fund fituan.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1-2.

Real-i sulmoi gjatë gjithë takimit, por heroizmat e portjerit të Sheriff-it e panë klubin madrilen të pësontë një humbje që shumë media tani po e cilësojnë të turpshme.

Grupin D, çuditërisht e udhëheq Sheriff Tiraspol, me dy fitore nga dy ndeshje.

Madrilenët mbetën të dytët me tre pikë, kurse Shakhtar dhe Inter mbeten në fund me nga një pikë.

Në grupin B, Liverpool-i shkatërroi Porto-n, brenda në Portugali.

Të kuqt e Jurgen Klopp fituan me rezultat 5-1.

Golat i shënuan Mane një, Salah dy dhe Firmino dy. Taremi shënoi për Porto-n.

Të kuqt kanë gjashtë pikë pas dy ndeshjesh, Atletico ka katër, Porto një dhe Milan-i zero.

Brugge, në grupin A, shokoi Leipzig-un.

Skuadra që e ndali Paris-in, fitoi në Gjermani me rezultat 1-2.

Ata janë në vendin e parë në grup, së bashku me parisienët. City vjen prapa me tre pikë, deri sa Leipzig ka zero.

Në grupin C, Dortmund-i bëri detyrën me fitoren minimale përballë Sporting Lisbonës.

Ajax dhe Dortmund shkëputen me nga gjashtë pikë, deri sa Besiktas dhe Sporting kanë zero.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore