Sport

Sezoni i shkarkimeve në Premier League


Nga mediat angleze, dhe jo vetëm, ky edicion po konsiderohet si sezoni i shkarkimeve.

Deri në këtë pikë të sezonit, pesë trajner e kanë humbur punën e tyre – duke u shkarkuar.

Për të gjitha këto shkarkime, shkak ka qenë forma e dobët, madje edhe në skuadra që s’pritej, si Aston Villa me Dean Smith.

Përveç Dean Smith, edhe katër trajner tjerë janë shkarkuar, të gjithë në një periudhë pak më shumë se një mujore:

3 tetor – Xisco Munoz, u shkarkua nga Watford, për t’u zevëndësuar nga trajneri fitues i Premier League me Leicester-in, Claudio Ranieri.

20 tetor – Steve Bruce, u largua nga Newcastle me marrëveshje të përbashkët, pas ndërrimit të kryesisë së klubit.

1 nëntor – Nuno Espirito Santo, u shkarkua nga Tottenham-i, me gjelat që në vendin e tij emëruan trajnerin fitues të Premier League me Chelsea-n, Antonio Conte.

6 nëntor – Daniel Farke, u shkarkua nga Norwich-i pas vetëm një fitoreje në 11 ndeshje, ende nuk dihet zëvendësuesi.

7 nëntor – Dean Smith, u shkarkua nga Aston Villa dy ditë pas humbjes së pestë radhazi në Premier League, ende nuk është emëruar trajneri i ri.

Krahasuar me dy sezonet e kaluara, ky numër është pesëfishë më i madh. Pra, në këtë pikë të sezonit, në dy edicionet që lam pas, vetëm një trajner kishte humbur punën.

Me këtë rritëm, duket se do të thyhet rekordi i mbajtur në sezonet 2013/14 dhe 2017/18, plot dhjetë trajner të shkarkuar për sezon.

Seriozisht të rrezikuar janë Ole Gunnar Solskjaer i Manchester United dhe Sean Dyche i Burnley-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore