Sport

Seria A/ Juventus-i humbje shokuese, Atalanta dhe Lazio bëjnë detyrën


Kanë përfunduar katër sfida të Serisë A. Atalanta dhe Lazio kanë bërë detyrën përballë Hellas Verona-s dhe Udinese-s. Juventus-i ka humbur në shtëpi nga Benevento.

Në “Marc Antonio Bentegodi” të Veronës, vendasit janë mundur nga Atalanta. Golat e Ruslan Malinovskyi-t në minutën e 33 dhe Duvan Zapata-s në minutën e 42, të pjesës së parë, i dhanë tri pikët skuadrës së Gian Piero Gasperini-t.

Juventus-i tronditet në “Allianz Stadium”. Bardhezinjtë humbën me rezultatin 0-1 përballë Benevento-s. Gafa e Arthur-it ndëshkoi ekipin e Andrea Pirlo-s. Një top i kthyer gabim nga ana e brazilianit, gjeti Adolfo Gaich-in, i cili përballë Wojciech Szczesny-t nuk e pati të vështirë të shënonte.

Sampdoria ka mundur Torino-n, në “Luigi Ferraris” me rezultatin 1-0. Për ekipin e Claudio Ranieri-t shënoi Antonio Candreva.

Lazio ka mposhtur Udinese-n në “Dacia Arena”. Kryeqytetasit fituan minimalisht me anë të golit të Adam Marusiç-it.

Në orën 18:00, të ditës së diel, Fiorentina do të presë Milan-in dhe në orën 20:45, Roma do të presë Napoli-n.

Renditja aktuale e Serisë A:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore