Sport

Schalke nënshkruan me Danny Latza-n


Kapiteni i Mainz-it, Danny Latza, do të largohet në fundin e sezonit për në drejtim të “Veltins Arena”.

Mesfushorit 31-vjeçar i përfundon kontrata në verë me Mainz-in dhe ka rënë dakord për një marrëveshje deri në 2023 me Blutë Mbreteror.

“Në këtë periudhë sfiduese është një shenjë pozitive për të gjithë, që Danny Latza ka zgjedhur të bashkohet me ne, pavarësisht se kishte mundësi të tjera”, tha drejtori sporitv i përkohshëm i Schalke-s, Peter Knabel-i.

“Danny na është përkushtuar, madje edhe duke e ditur që do të luajë në Bundesligën e Dytë, që është skenari më i mundshëm për sezonin e ardhshëm. Kjo nënvizon lidhjen e tij me Schalke-n”, shtoi ai.

Latza ka lindur në Gelsenkirchen dhe ka luajtur me të rinjtë e Schalke-s, përpara se të kalonte te Darmstadt-i në 2011. Më pas u bashkua me Bochum-in dhe në 2015 me Mainz-in.

Në sezonin aktual, Latza numëron 23 paraqitje me Mainz-in ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore