Stil

Sabri Fejzullahu, Gili dhe Sinan Vllasaliu drekojnë së bashku me partnerët e tyre


Ndonëse jo edhe shumë publike, miqësitë në estradën shqiptare nuk janë edhe aq të rralla – kësisoj, këtë e vërtetuan së fundmi edhe artistët e njohur, Sabri Fejzullahu, Gili dhe Sinan Vllasaliu.

Treshja e njohur për repertuarin e gjerë e të mbushur me hite si dhe jetëgjatësinë e të qenit konstantë në skenë janë parë të drekojnë së bashku me partnerët e tyre.

Duke e shijuar ndejën, në tryezën e një restauranti janë parë së bashkë, Sabriu me bashkëshorten, Nera Fejzullahun, Gili me bashkëshortin, Ilir Beranin si dhe Sinani me gruan e tij, Teuta Vllasaliun.

Fotografi e publikuar nga Gili në Instagram.

Ndërkaq, fotografinë e lezetshme e ka publikuar, Gili, në të cilën ka shkruar – “Me kojshitë e zemrës”, e të njëjtën e ka ripostuar edhe Nera, veç se kjo e fundit ka mbishkruar – “Me njerëzit e zemrës”.

Këngëtari, Sabri Fejzullahu, së fundmi është paraqitur në skenë gjatë netëve finale të Festivalit të Këngës së Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) bashkë me këngëtaren, Ronela Hajati.

Sabriu dhe Ronela përformuan para publikut këngën konkurruese të Hajatit për këtë festival – “Sekret”, e cila në fund të kompeticionit rezultoi me fitore, kështu duke u zgjedhur ajo që do ta përfaqëojë Shqipërinë në edicionin e sivjetmë të festivalit evropian “Euro Song Contest”.

Në anën tjetër, Gili dhe Sinan Vllasaliu nuk kanë qenë edhe aq aktiv me publikimin e solo projekteve muzikore, por dyshja bashkë me Sabri Fejzullahun dhe Edona Llalloshin e Teuta Selimin kanë publikuar një potpuri popullore për festat e fundvitit që lamë pas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore