Sport

Rusia pa himn në Lojërat Olimpike, zgjidhja gjendet te Çajkovski


Tashmë është zyrtare. Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka dhënë miratimin e tij për një fragment nga Koncerti 1 me Piano i Pyotr Çajkovskit, si muzika që do të shoqërojë atletët rusë në Lojërat Olimpike të Tokios 2020.

Himni solemn rus, së bashku me flamurin e Federatës dhe akronimin ‘Rus’ janë të ndaluara deri më 16 dhjetor 2022 pas skualifikimit dy-vjeçar të vendosur për të gjithë sportin rus. Kjo, për shkak të manipulimit të të dhënave të konstatuara në laboratorin anti-doping të Moskës.

Shënimet e koncertit të kompozuara nga Çajkovski në 1875 tashmë kanë bërë jehonë në sport, me rastin e fitoreve të atletëve rusë në Kampionatin Botëror të Patinazhit të Shpejtësisë Botërore, të Shkurtër dhe atij Artistik. E para daton në 12 shkurt, me rastin e titullit botëror në 500 metra në patinazh të shpejtë të fituar nga moskovitja Angelina Golikova në akullin holandez të Heerenveen-it.

Përshtatur nga Huffington Post për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore