Lajme

Rusia ndalon furnizimin me gaz në Finlandë


Rusia ka ndërprerë zyrtarisht furnizimin e saj me gaz në Finlandë.

Ky ishte përshkallëzimi i fundit i një mosmarrëveshjeje për pagesat e gazit në rubla me Perëndimin.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencitë perëndimore.

Gjiganti rus i gazit ‘Gazprom’ paralajmëroi më herët se do të ndërpriste furnizimin të shtunën.

Finlanda më vonë konfirmoi se të gjitha dërgesat ishin ndalur, por tha se nuk do të kishte asnjë ndërprerje për klientët.

Helsinki zyrtar ka refuzuar të paguajë për furnizimet e tij në rubla.

Por ndërprerja vjen gjithashtu pas një njoftimi se Finlanda do të aplikojë për anëtarësim në NATO.

Pavarësisht pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, Rusia vazhdon të furnizojë me gaz shumë vende evropiane.

Mbështetja në energjinë ruse është një faktor kontribues në krizën e kostos së jetesës me të cilën përballen shumë konsumatorë.

Finlanda importon shumicën e gazit të saj nga Rusia, por gazi përbën më pak se një të dhjetën e konsumit të energjisë në vend.

Të dielën e kaluar, Rusia gjithashtu ndërpreu furnizimin me energji elektrike në Finlandë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore