Aplikacione

Rusi/ Facebook-un e pret gjoba nëse nuk fshin përmbajtjet e ndaluara


Në Rusi, autoritetet kanë paralajmëruar kompaninë e mediave sociale, Facebook, se do të përballet me një gjobë deri në 10 për qind të qarkullimit të saj vjetor në vend.

Kjo nëse nuk kompania nuk arrin të fshijë përmbajtjen që Moska e konsideron të paligjshme.

Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se rregullatori shtetëror i komunikimeve, Roskomnadzor, po planifikonte t’u dërgonte përfaqësuesve të Facebook-ut në Rusi një njoftim zyrtar.

E gjitha sepse media sociale kishte dështuar në mënyrë të përsëritur në heqjen e informacionit të ndaluar.

Sipas autoritetit, dështimi mund të çojë në një gjobë prej pesë për qind ose 10 për qind të qarkullimit vjetor të Facebook-ut në Rusi nëse situata nuk korrigjohet.

Lidhur me shkeljet e kompanisë, përfshijnë dështimin për të hequr postimet që përmbajnë pornografi, abuzimin me drogën dhe përmbajtje ekstremiste.

“Reuters” tregon se Moska e ka shtuar presionin ndaj kompanive të huaja të teknologjisë gjatë vitit të kaluar, si pjesë e një përpjekjeje të gjatë për të kërkuar sovranitet më të madh mbi segmentin e saj të internetit.

Përfshirë këtu edhe përpjekjet për t’i detyruar kompanitë të ruajnë të dhënat personale të rusëve në territorin e vet.

Rusia ka kërcënuar me bllokim edhe YouTube-in, pasi gjiganti i shpërndarjes së videove hoqi kanalet në gjuhën gjermane të transmetuesit rus “RT” të mbështetur nga shteti.

Në fillim të këtij viti, Roskomnadzor i shkroi Facebook-ut dhe firmave të tjera të mediave sociale duke kërkuar që ata të hiqnin postimet që përmbajnë thirrje për të miturit për të marrë pjesë në protestat antiqeveritare pas arrestimit të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Këtë vit, Roskomnadzor ka hapur 17 raste të ndryshme administrative kundër Facebook-ut për dështimin në fshirjen e përmbajtjes së ndaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore