Shqipëria

Rritet numri i infektimeve me Covid-19 te moshat e reja


Urgjenca Kombëtare ka njoftuar se ka një rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19 te moshat 15-25 dhe 25-35 vjeç.

Përmes një mesazhi në median sociale “Facebook”, ajo ka sqaruar se kjo shtresë është më aktivja dhe më e pakujdesshmja.

“Rreth 52 mijë thirrje janë regjistruar vetëm gjatë muajit janar në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. 9 mijë e 500 kanë qenë thirrje për Covid-19. Vetëm gjatë muajit janar nga ekipet e terrenit të urgjencës mjekësore, janë kryer rreth 12 mijë misione, 2 mijë e 600 prej të cilave kanë qenë misione Covid. Ajo që mbetet për tu shqetësuar në këto momente është rritja e numrit të të infektuarve në moshat 15-24 dhe 25-35 vjeç. Është shtresa më aktive dhe e pakujdesshme. Ka rritje të numrit të infektuarve te të rinjtë”, ka njoftuar Urgjenca Kombëtare.

Është bërë thirrje për respektimin e distancës nga grumbullimet dhe mbajtjes së maskës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore