Shqipëria

Rrëshqet maunia, bllokohet aksi Librazhd-Elbasan


Një maune ka rrëshqitur në aksin Librazhd-Elbasan, duke bllokuar trafikun prej pesë orësh. Mjetet kanë mbetur në vend pa lëvizur në zonën e njohur si ura e Murashit.

Disa qytetarë, janë ankuar në redaksinë e Albanian Post se po u mbaron karburanti dhe nuk ka ndihma nga autoritetet.

Pamjet ekskluzive tregojnë radhët e gjata të mjeteve në rrugën kombëtare. Reshjet e borës kanë ndikuar në vështirësitë e qarkullimit në gjithë Shqipërinë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se për mjetet e tonazheve të rënda, do të bllokohet qarkullimi deri të hënën në mëngjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore