Shqipëria

Ambasadori rus, Mikhail Afanasiev, përfundon misionin diplomatik në Shqipëri


Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, Mikhail Afanasiev, ka përfunduar misionin e tij diplomatik.

Lajmin e ka bërë me dije Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri, përmes një njoftimi për media.

Kjo teksa njofton se Sergey Lysikov tashmë do të mbajë postin e të ngarkuarit me Punë të Rusisë në Tiranë.

“Sot, më 26 prill, Shkëlqesia e Tij Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, Mikhail Afanasiev përfundoi misionin e tij diplomatik dhe u nis për në Moskë. Ministri Këshilltar i Ambasadës, Sergey Lysikov është emëruar i Ngarkuari me Punë i Rusisë në Shqipëri”, ishte lajmërimi i Ambasadës Ruse në Tiranë.

Afanasyev ka shërbyer si ambasador i Rusisë në Shqipëri prej shtatorit të vitit 2019.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore