As Kosova dhe as Serbia nuk do të mund të përfitojnë nga plani ambicioz i Bashkimit Evropian (BE) për rritjen ekonomike të gjashtë vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në rast se nuk do të ketë përparim konkret në procesin e dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet tyre.
Këshilli i BE-së, pas miratimit të planit për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor, në vlerë prej 6 miliardë eurosh, në seancën e parafundit të Parlamentit Evropian (PE) në prill, formalizoi të martën paketën tepër ambicioze për ta ndihmuar rritjen ekonomike në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të ecin përpara drejt integrimit të plotë në bllok.
Fondet e BE-së do të ndahen dy herë në vit, në bazë të kërkesave të shteteve në Ballkanin Perëndimor, pas verifikimit nga Komisioni Evropian (KE) dhe konfirmimit se janë përmbushur kushtet përkatëse në lidhje me stabilitetin makrofinanciar, menaxhimin e mirë të financave publike, transparencën dhe mbikëqyrjen e buxhetit. Gjithashtu, përfshihen edhe disa kushte politike.
Një parakusht shtesë për Kosovën dhe Serbinë, përveç përmbushjes së kritereve që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe reformat institucionale, do të jetë edhe anagazhimi në mënyrë konstruktive për të normalizuar raportet mes tyre me qëllim të zbatimit të plotë të të gjitha obligimeve që burojnë nga procesi i dialogut nën ndërmjetësimin e bllokut.
“Një parakusht tjetër është që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive për të normalizuar raportet mes tyre me qëllim të zbatimit të plotë të të gjitha obligimeve që dalin nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe aneksit, si dhe të gjitha marrëveshjet nga e kaluara dhe të angazhohen në negociata për një marrëveshje gjithëpërfshirëse”.
Por, vija ndarëse konsiderohet të jetë vlerësimi individual për Kosovën dhe Serbinë në respektimin e kushteve specifike në mënyrë që të përfitojnë nga Fondi i BE-së për rritje ekonomike për periudhën 2024 dhe 2027: pra nëse njëri vend nuk avancon në përmbushjen e reformave, vendi tjetër nuk do të pengohet përgjatë rrugëtimit sikurse ngjau në të kaluarën.
Dialogu ndahet “pjesërisht” nga Fondi i BE-së, por jo edhe procesi i anëtarësimit
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Meloni mbron sërish Ramën: Është sulmuar padrejtësisht, projekti në Shqipëri po përparon
-
Pas kalimit të rezolutës antikorrupsion, PS voton të enjten edhe Komisionin e Posaçëm
-
Zelensky nxit Bidenin të marrë pjesë në Samitin e Paqes në Ukrainë, përndryshe përfiton vetëm Putini
-
Osmani uron Gashin: Shqiptarët në RMV janë kontribuuesit kyç për perspektivën evropiane