Euro 2024

Belgjika publikon listën për Euro 2024, Thibaut Courtois mbetet jashtë


Trajneri Domenico Tedesco ka zbuluar listën e shumëpritur të lojtarëve të përzgjedhur për të marrë pjesë në Euro 2024 me Belgjikën. Dhe ka disa emra të njohur, por edhe një mungesë e rëndësishme.

“Djajtë e Kuq” do të jenë në Gjermani, pasi kanë pasur një ecuri mjaft të suksesshme gjatë kualifikueseve pasi përfunduan në krye të grupit të tyre përpara Austrisë. Një performancë e shkëlqyer për përzgjedhjen belge, e cila megjithatë ishte në ndërtim të plotë.

Në të vërtetë, trajneri Roberto Martinez si dhe disa yje si Eden Hazard apo Axel Witsel u larguan pas dështimit të hidhur gjatë Kupës së Botës 2022 në Katar.

Tedesco-s, i cili mori përsipër të ndërtonte një projekt të ri me të rinj plot dëshirë dhe disa veteranë, gjithashtu iu desh të përballej me disa dëmtime të mëdha, duke përfshirë kapitenin e tij Kevin de Bruyne dhe Thibaut Courtois.

Ky i fundit nuk ia lehtësoi punën trajnerit të tij pasi ishte shumë i mërzitur që nuk e trashëgoi shiritin e kapitenit dhe i duhej ta ndante atë me Romelu Lukaku-n në mungesë të KDB-së.

Megjithatë, këto i përkasin të shkuarës dhe fokusi tani është te lista me 25 lojtarët e thirrur.

Aty gjejmë një De Bruyne me shumë përvojë (Manchester City). Një kapiten që do të jetë i etur për të udhëhequr ekipin e tij drejt titullit evropian.

Ai do të mbështetet nga Lukaku, sulmuesi yll i Belgjikës, apo veterani i mbrojtjes, Jan Vertonghen. Tedesco gjithashtu mbështetet në lojtarë të rinj të talentuar.

Lista e plotë e Belgjikës për Euro 2024:

Portierë: Koen Casteels (Wolfsburg), Thomas Kaminski (Luton Town) dhe Matz Sels (Nottingham Forest);

Mbrojtës: Timothy Castagne (Fulham), Maxim De Cuyper (FC Bruges), Zeno Debast (Anderlecht), Wout Faes (Leicester), Thomas Meunier (Trabzonspor), Arthur Theate (Rennes) dhe Jan Vertonghen (Anderlecht);

Mesfushorët: Yannick Carrasco (Al-Shabab), Kevin de Bruyne (Manchester City), Orel Mangala (Lyon), Amadou Onana (Everton), Youri Tielemans (Aston Villa), Aster Vranckx (Wolfsburg), Arthur Vermeeren (Atletico Madrid) dhe Axel Witsel (Atletico Madrid);

Sulmues: Johan Bakayoko (PSV Eindhoven), Charles De Ketelaere (Atalanta), Jeremy Doku (Manchester City), Romelu Lukaku (Roma), Dodi Lukebakio (Sevilla), Lois Openda (RB Leipzig) dhe Leandro Trossard (Arsenal).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore