Shqipëria

Peleshi viziton qendrën e Inovacionit të Kërkimit dhe Mbrojtjes në Hungari


Ministri i Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë, Niko Peleshi, po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari.

Ndalesa e parë e ministrit ishte në Institutin e Inovacionit dhe Kërkimit të Mbrojtjes të Hungarisë (VIKI).

Ai e vuri theksin në rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e shkencës dhe mbrojtjes.

Ministri e konsideroi vizitën në VIKI, një mundësi për ndërmarrjen e projekteve të përbashkëta me Qendrën tonë të re të Inovacionit.

“Një mundësi për të forcuar bashkëpunimin në fushën e shkencës dhe të mbrojtjes, përmes bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta me Qendrën tonë të re të Inovacionit”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore