Shqipëria

Mbledhje për dokumentarin e Rai-t, Spiropali: Kërkojnë të na vënë në tabaka emisionin e gatuar në Tiranë


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me kërkesën e opozitës: që dokumentari i Rai 3 të diskutohet edhe në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Spiropali teksa ka publikuar kërkesën e bërë nga deputetja demokrate Ina Zhupa shkruan se “plani i ahengut për t’iu gëzuar sulmit mbi Shqipërinë në Rai 3, pas mbështetjes së tij me municion nga rruga e humbur e Shpresës së të pashpresëve, qenka i shtrirë edhe përtej kërkesës për interpelancë urgjente me kryeministrin”.

Ministrja thotë se Zhupa po kërkon “të na e vërë përpara në tabaka Shqipërinë e përbaltur nga ai emision italian i gatuar në Tiranë, për të na kërkuar hesap për gënjeshtrat dhe shpifjet e palës që ajo përfaqëson”.

“E ndaj këtë me ju për t’ua lënë juve ta gjykoni se deri ku shkojnë këta kolegë pa dhe me vulë për të damkosur Shqipërinë që të helmojnë shqiptarët në kërkim të rrugës së humbur të saj e të kolegëve të saj që e kanë pagëzuar me emrin Shpresa”.

Ajo thekson se ka një mesazh për ta: Ndërkohë mund t’u them se mund ta vazhdojnë pa ne, ushqimin e Shpresës së tyre me këtë histori të shëmtuar pabesie ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, me të cilët janë deri në fyt të mbytur me borxhe.

Mund të jetë një imazh i teksti

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore