Shqipëria

Arrest me burg për Ergys Arrazin, akuza për nxitjen e vetëvrasjes së bashkëshortes dhe 3 fëmijëve


Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën “arrest me burg” për Ergys Arrazin, mbi të cilin rëndojnë akuzat për veprat penale “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”.

Arrazi dyshohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e bashkëshortes së tij dhe të fëmijëve të çiftit.

Bashkëshortja e tij, Alma Arrazi, së bashku me tre fëmijët e saj ka ndërmarrë aktin ekstrem të vetëflijimit së bashku me tre fëmijët e saj në lumin Buna.

Pas disa ditë kërkimesh, trupi i saj dhe tre fëmijëve është gjendur nga palombarët.

Gjendet trupi i pajetë i Alma Arrazit

Sa i përket seancës, ajo ka zgjatur një orë.

Avokati mbrojtës sakaq, ka paraqitur një shkresë zyrtare ku vërtetohet se Alma Arrazi kishte probleme të shëndetit mendor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore