Lajme

Rizvanolli në Berlin takohet me kryediplomaten gjermane – diskuton për tranzicionin energjetik


Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë pjesëmarrjes së saj në Dialogun e tetë të Tranzicionit të Energjisë në Berlin, ka diskutuar për tranzicionin global të energjisë me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Kështu ka bërë të ditur, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.

“Qëllimi ynë ishte dhe është të jemi kontinenti i parë që do të bëhet neutral ndaj klimës”, pasi tha se kjo do të siguronte “sovranitet energjetik për Bashkimin Europian”.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë pjesëmarrjes së saj në Dialogun e tetë të Tranzicionit të Energjisë në Berlin.

Tutje, thuhet se kjo mund të arrihet vetëm me vendet e Bashkimi Evropian.

“Dhe kjo është e mundur vetëm së bashku me të 27 vendet në Bashkimin Europian, por edhe vetëm me të gjitha vendet e tjera fqinje europiane. Kjo është arsyeja pse unë para disa ditësh isha në Kosovë dhe inaugurova parkun më të madh të erës në Kosovë në lartësinë 1800 metra në -12 gradë në mes të borës së bashku me ministren kosovare të Energjisë Artane Rizvanolli”.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Kryediplomatja gjermane, iu drejtua me disa fjalë edhe ministres, Rizvanolli.

“E dashur Artane, jam e kënaqur që jeni sot këtu në Berlin. Ky investim është investimi i huaj më i madh në historinë e vendit tuaj – dhe është i pastër dhe i gjelbër. Parku me erë furnizon me energji elektrike 100,000 familje dhe mbulon deri në 10% të konsumit të energjisë elektrike në Kosovë”, tha ajo.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 51 të mbajtur të premten e 24 dhjetorit, kishte ndërmarr një vendim lidhur me shpalljen e masave emergjente për kufizimin me energji elektrike në kohëzgjatje prej 60 ditësh. Ky vendim nga ana e Qeverisë erdhi pasi Kosovën e ka përfshirë kriza energjetike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore