Shqipëria

Arrestohet 21-vjeçari, pasi përplasi për vdekje këmbësorin në Sauk


Autori i një aksidenti me pasojë vdekjen gjatë natës së 25 majit është identifikuar dhe arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut në Tiranë, kur një shtetas 21-vjeçar ka aksidentuar një 40-vjeçar, i cili ka gjetur vdekjen në vendngjarje.

Sipas një njoftimi zyrtar policor, 21-vjeçari është arrestuar gjatë paradites së 25 majit, për shkak se është identifikuar si autori i ngjarjes. Gjatë kohës së aksidentit, i riu po ngiste një automjet tip Benz dhe ka goditur këmbësorin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore