Lajme

Rikthehet shërbimi i Radiologjisë në QKUK


Klinika e Onkologjisë.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik i Kosovës, ka bërë të ditur se është kthyer në funksion Shërbimi i Radioterapisë- Akseleratori për Rrezatim, po ashtu edhe Shërbimi i Brahiterapisë, Ct- Stimulatori dhe Mozaiku, në kuadër të Klinikës së Onkologjisë në QKUK.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se nga dita e sotme ( e hënë, 18 korrik 2022),  është rikthyer në punë Shërbimi i Radioterapisë- Akseleratori për Rrezatim, po ashtu, Shërbimi i Brahiterapisë, Ct- Stimulatori dhe Mozaiku, në kuadër të Klinikës së Onkologjisë në QKUK”, njofton ShKUK.

Ndër të tjera, është thënë se pjesa e parë e pacientëve e kanë kryer radioterapinë gjatë ditës së hënë, kurse pacientët e tjerë do të thirren gradualisht.

“Pjesa e parë e pacientëve kanë kryer radioterapinë gjatë ditës së sotme, kurse pacientët tjerë do të thirren gradualisht. Para fillimit të punës, është bërë dezinfektimi dhe dezinsektimi i hapësirave”.

Klinika e Onkologjisë.

Të mërkurën, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), kishte bërë të ditur se pacientët e planifikuar për radioterapi nuk do të mund ta marrin këtë shërbim.

Kjo për arsyeje se reshjet e shumta atmosferike kishin depërtuar në bodrumin e kësaj klinike, duke e bërë kështu të dal jashtë funksionit gjithë aperaturën e radioterapisë.

“Ekipet e Klinikës së Onkologjisë, bashkë me sektorin teknik dhe atë të pajisjeve mjekësore të SHSKUK-së, kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme duke shkyçur nga puna aparaturën e radioterapisë, me qëllim të parandalimit të pasojave të pa paparashikueshme”, thuhej në njoftim e SHSKUK-së.

Klinika e Onkologjisë në Prishtinë është e vetmja qendër në Kosovë, ku të prekurit me kancer marrin kimioterapinë apo trajtime të tjera.

Brenda 24 orësh, aty marrin shërbime rreth 400 pacientë, që vijnë nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore