Kosova

Shërbimet me radioterapi u ndërpriten pacientëve në Onkologji


Klinika e Onkologjisë.

Të mërkurën Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka bërë të ditur se pacientët e planifikuar për radioterapi nuk do të mund ta marrin këtë shërbim.

Kjo për arsyeje se reshjet e shumta atmosferike kanë depërtuar në bodrumin e kësaj klinike, duke e bërë kështu të dal jashtë funksionit gjithë aperaturën e radioterapisë.

“Ekipet e Klinikës së Onkologjisë, bashkë me sektorin teknik dhe atë të pajisjeve mjekësore të SHSKUK-së, kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme duke shkyçur nga puna aparaturën e radioterapisë, me qëllim të parandalimit të pasojave të pa paparashikueshme”, thuhet në njoftim e SHSKUK-së.

Klinika e Onkologjisë.

Ndërkaq, nga ky institucion është thënë se kanë ndihmuar edhe ekipi i zjarrëfikësve dhe shërbimeve komunale.

“Apratura e Radioterapisë për momentin është jashtë funksionit, kurse shërbimet e tjera në Klinikën e Onkologjisë po ofrohen normalisht”, thuhet më tej në njoftim.

Ndërsa, bazuar në vlerësimin final dhe testimet e nevojshme, Kolegjiumi i Klinikës së Onkologjisë do të dalë me rekomandime, se si do veprohet më tutje me trajtimin e rasteve në radioterapi.

Gjithashtu nga SHSKUK-ja janë njoftuar pacientët përmes telefonit për ndërprerjen e shërbimeve të radioterapisë për të gjithë pacientët që marrin këtë shërbim.

Klinika e Onkologjisë në Prishtinë është e vetmja qendër në Kosovë, ku të prekurit me kancer marrin kimioterapinë apo trajtime të tjera.

Brenda 24 orësh, aty marrin shërbime rreth 400 pacientë, që vijnë nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore