Zgjedhjet në Shqipëri

Richard Grenell – Albin Kurtit: Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve tua


Ish-i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas votimit të kryeministrit Albin Kurti, në Shqipëri.

Ai tha se ky veprim i tij i tregon shumëçka botës, teksa shtoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1386340089022717952

“Kryeministri i Kosovës po voton në zgjedhjet e Shqipërisë. Kjo i tregon botës aq shumë për Kurtin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Por, Grenell nuk ishte i vetmi që ka reaguar ndaj votimit të Kurtit në Shqipëri.

Pos tij, edhe Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për votimin e tij në zgjedhjet në Shqipëri.

Von Cramon, ka thënë se nuk e kupton se si në Kosovë ankohen për ndërhyrje të Serbisë, e në anën tjetër kryeministri i Kosovës voton në një shtet fqinj.

Albin Kurti, ka votuar mëngjesin e së dieles në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore