Zgjedhjet në Shqipëri

Vjen nga Kosova për të votuar, kryeministri Albin Kurti


“Dita është e bukur, e diele me diell, kështu do të jetë, uroj deri në fund” ka deklaruar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas votimit.

Kurti ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votimit për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit, në Shqipëri.

Ai ka votuar në qendrën e votimit, njësia numër pesë, “Kopshti 31”, e cila gjendet në rrugën Pjetër Bogdani në Tiranë.

Në qarkun e Tiranës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kandidon si i pavaruar, Bojken Abazi.

Po ashtu, janë edhe dy kandidatë të tjerë për deputetë nga LVV-ja, iliaz Shehu, kandidat për deputetë në qarkun e Lezhës dhe Kreshnik Merxhani, kandidat për deputetë në qarkun e Gjirokastrës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore