Kosova

Von Cramon me kritika ndaj Kurtit: Votimi i tij në Shqipëri, i papranueshëm


Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për votimin e tij në zgjedhjet në Shqipëri.

Von Cramon, ka thënë se nuk e kupton se si në Kosovë ankohen për ndërhyrje të Serbisë, e në anën tjetër kryeministri i Kosovës madje voton në një shtet fqinj.

“Nuk mund ta kuptojë gjithë këtë. Në njërën anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrjen nga Serbia apo nga vet presidenti Aleksandar Vuçiq, por në anën tjetër këtu kryeministri i Kosovës voton në një shtet fqinj. Kjo është e papranueshme. Së paku jo për mua”, ka shkruar Von Cramon në llogarinë e saj të Twitter-it.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore