Përballje

Rekord i ri për Zion Williamson, Steph Curry shpëton Warriors nga humbja


E marta në NBA ishte mjaftë interesante, ku Stephen Cury u tregua vendimtar në fitoren e Golden State Warriors përballë Milwaukee Bucks.

Ky duel u mbyll me fitore të Ëarriors me rezultat minimal, 122:121.

Ndeshja kishte filliuar e baraspeshuar dhe ashtu ishte deri në sekondat e fundit ku Warriors morrën epërsinë.

Stephen Curry pati një performancë fantastike ku shënoi 41 pikë në fitoren e GSW.

Kelly Oubre Jr u tregua vendimtar duke shënuar dy gjuajtje të lira në sekondat e fundit të ndeshjes për ti siguruar fitoren Warriors.

Më të dalluarit te Warriors ishin Stephen Curry me 41 pikë e 6 kërcime, Kelly Oubre Jr me 19 pikë e 6 kërcime dhe Kent Bazemore me 18 pikë.

Ndërsa te Bucks më të mirët ishin Khris Middleton me 28 pikë e 7 asistime, Jrue Holiday me 29 pikë dhe Bobby Portis me 13 pikë e 13 kërcime.

https://www.youtube.com/watch?v=kMeYBtE2O9o&ab_channel=MLGHighlights

Ndeshja mes New Orleans Pelicans dhe Atlanta Hawks ishte historike për Zion Williamson.

Pavarësisht humbjes së Pelicans, Zion Williamson bëhet lojtari i parë i cili shënon më shumë se 20 pikë në efikasitet më të lartë se 50% në 25 ndeshje me radhë nga viti 1980.

Atlanta fituan këtë ndeshje me rezultat 123:107 ku shënuan  20 tre-pikësha.

Ish ylli i Boston Celtics, Isaiah Thomas po ashtu bëri debutimin e tij te Pelicans ku arriti të shënoi 10 pikë.

Më të mirët te Hawks ishin Trae Young me 30 pikë e 12 asistime, Bogdan Bogdanovic me 21 pikë dhe Kevin Huerter me 17 pikë.

Ndësa te Pelicans më të dalluarit ishin Zion Williamson me 34 pikë dhe Lonzo Ball me 12 pikë, 9 kërcime e 11 asistime.

https://www.youtube.com/watch?v=aRMZ9r3VbDc&ab_channel=MLGHighlights

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore