Përballje

Rangnick e nis me fitore, Tottenham-i bind


Ka nisur shumë mirë aventura e Ralf Rangnick në stolin e Manchester United.

Edhe pse kishte shumë vështirësi që të gjente tri pikët, United arriti t’i marrë ato falë supergolit nga Fred.

Djajtë e kuq u shfaqën në një mënyrë krejt ndryshe, edhe pse me formacion të njëjtë si ndeshja e kaluar.

Skuadra e Rangnick bënte presion lartë në fushë duke i lënë shumë pak mundësi kundërshtarëve që të dalin në gjysmëfushën e tyre.

Në pjesën e parë, djajtë krijuan shumë raste, por pa sukses në konkretizimin e tyre.

Njëjtë u duk se do shkonte edhe pjesa e dytë, derisa në skenë u ngjit Fred.

Pas një asistimi të Mason Greenwood, nga jashtë zonës Fred e qoi topin në fundin e rrjetës, për golin e parë e epokës Rangnick.

Ky gol ishte i mjaftueshëm që United të gjente tri pikët në një ndeshje që e dominoi nga fillimi deri në fund.

Me këtë fitore djajtë ngjiten në vendin e gjashtë, në kuotën e 24 pikëve.

Një pikë më lartë se ta mbetet Tottenham-i, që fitoi sot përsëri.

Skuadra e Antonio Conte-s bindi përballë Norwich City-t, skuadrës së fundit në tabelë.

Ata shënuan tri herë, një herë në pjesën e parë e dy herë në pjesën e dytë.

Lucas Moura, Ben Davies dhe Son Heung Min ishin golashënuesit me Tottenham-in që ngjitet në vendin e pestë, vetëm dy pikë largë top katërshes.

Ndeshja tjetër e ditës përfundoi me barazimin 2-2 në “Elland Road” mes Leeds United dhe Brentford.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore