Shqipëria

Rama publikon pamje nga lagja e re “Rilindja” në Fushë-Krujë


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar të hënën e 7 qershorit në profilin e tij zyrtar në Facebook, pamje të reja nga lagja “Rilindja” në Fushë-Krujë.

Kjo lagje është e ndarë në dy lote: në shtëpi individuale dhe apartamente. Punimet për ndërtimin e tyre kanë nisur pas dëmtimeve që u shkaktoi banorëve tërmeti i 26 nëntorit në qytet.

Projekti i lagjes “Rilindja” është pjesë e projekteve të rindërtimit me angazhimin e qeverisë shqiptare.

Sipas zotimit të kryeministrit gjatë muajit prill, ato priten të jenë gati brenda vjeshtës.

Infrastruktura e lagjes së re do të jetë në përputhje me të gjitha kushtet bashkëkohore të ndërtimit.

Lagja numëron rreth 124 shtëpi individuale dhe 150 apartamente.

Shërbimet dhe zonat komunitare do të jenë pjesë e planit. Pavarësisht kësaj, ato të përmbyllen njëkohësisht, rreth muajit nëntor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore