Shqipëria

Qytetari në Kavajë, Krali pranon humbjen dhe uron kundërshtarin


Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Fisnik Qosja, duket se po shkon drejt zyrtarizmit të fitores.

Sakaq, në Kavajë ende janë duke u numëruar kutitë e fundit. Por deri më tani trendi është i dukshëm pasi Qosja është mbi 700 vota para.

Rezultatin e ka pranuar edhe kandidati i Partisë Socialiste, njëherësh kryebashkiaku aktual Redian Krali.

Në shenjë qytetarie, Krali i ka dhënë dorën Ervin Salianjit teksa është përshëndetur edhe me simpatizantë të tij që qëndronin afër ambienteve ku po numërohen votat.

Disa prej simpatizantëve të kryebashkiakut të PS-së, e kanë përcjellë këtë të fundit duke qarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore