Lajme

Qeveria austriake dhe serbe do të ndalojnë hyrjen e refugjatëve afganë në Evropë


Udhëheqësit e Austrisë dhe Serbisë janë takuar për të diskutuar ndalimin e refugjatëve afganë nga hyrja në Evropë.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha se fqinjët e Afganistanit duhet të pranojnë refugjatët në vend. Ai shtoi se “kjo është arsyeja pse ne jemi në kontakt me vendet e rajonit”.

Kurz ka marrë, prej kohësh, një qasje të ashpër ndaj çështjeve të migrimit.

Gjithashtu shtoi se kohët e fundit, Austria nuk do të pranojë asnjë emigrant nga Afganistani sepse ka marrë një numër “të lartë” emigrantësh afganë që nga viti 2015, kur një milion njerëz hynë në Evropë nga Lindja e Mesme, Afrika apo Azia.

Këtë e ka theksuar gjatë një vizite në Beograd ku takoi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Ndërsa Vuçiç bëri të ditur se, Serbia ka marrë një kërkesë për të akomoduar 150 gra dhe vajza nga një klub futbolli, për të cilët qeveria e Serbisë do ta lejonte.

Mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia janë bllokuar në Serbi dhe vendet fqinje që shtrihen në të ashtuquajturën rrugë migrimi ballkanik drejt Evropës Perëndimore.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë Afganistanin pasi talibanët pushtuan vendin.

Marrë nga Euronews, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore