Lajme

Protestuesit libianë sulmojnë ndërtesën e parlamentit në Tobruk


Protestuesit sulmuan ndërtesën e parlamentit të Libisë në qytetin lindor të Tobruk-ut.

Kjo, duke demonstruar pakënaqësitë kundër përkeqësimit të kushteve të jetesës dhe bllokimit politik.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi Al Jazeera, duke cituar mediat libiane.

Disa kanale televizive raportuan të premten se protestuesit kishin arritur të depërtonin në ndërtesën e parlamentit.

Raportet e tjera të mediave thanë se një pjesë e ndërtesës ishte djegur. Ndërtesa e parlamentit ishte bosh pasi e premtja bie në fundjavë në Libi.

Më herët gjatë të premtes, demonstrata u zhvilluan edhe në qytete të tjera, raportoi al-Wasat.

Në Tripoli, disa qindra njerëz u mblodhën në një shesh qendror, ku protestuan kundër milicive të armatosura dhe kërkuan një furnizim më të mirë të energjisë elektrike dhe çmime më të ulëta të bukës.

Libia ka duruar prej disa ditësh ndërprerje të energjisë, të përkeqësuar nga bllokimi i disa objekteve të naftës në sfondin e rivaliteteve politike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore