Lajme

Protestohet në Gjakovë kundër dhunës, pas rastit ndaj të moshuarës


Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë.

Të premten e 4 nëntorit do të protestohet kundër dhunës që u ushtrua nga infermieret, ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Kjo protestë do të filloj në ora 12:00, tek lapidari “Shokët e lirisë”.

Ajo është organizuar nga Shoqata Krimet e Luftës Gjakova ’98-99 dhe Bashkimi i femrave gjakovare.

Tri infermiereve të dyshuara për sulmin fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë, iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Çfarë ndodhi në Pejë?

“Kuku”, bërtet një e moshuar e cila është zënë peng nga një vajzë – që nga veshja duket se është punonjëse e institucionit për të moshuar.

Por britmat janë krejtësisht të kota sepse e reja pamëshirshëm vazhdon ta godas.

“Çka po sillka more”, thotë një tjetër vajzë që xhironte dhunën që po ushtrohej brutalisht.

Me shumë gjasë, ngjarja ndodhte brenda ambientit të Shtëpisë për të Moshuar në këtë qytet.

Në videon e publikuar vajza s’pushon së godituri, derisa e moshuara dëshpërimisht kërkon t’i ikën.

“Pak jom t’u ia hi, qysh di me sill unë, pak jom t’u ia hi”, inkurajohet dhunuesja tashmë e arrestuar nga policia e Kosovës për sulm fizik.

Foto nga sulmi ndaj të moshuarës në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë.

Derisa ajo godet e të tjerat i buzëqeshin aktit barbarë, njëra prej tyre thotë me buzëqeshje se po e xhirojnë rastin “për media”.

Në anën tjetër, sulmuesja vazhdon pos shuplakave që nuk ndalen edhe t’i kërkojë llogari të moshuarës.

“Ti po do m’u shty me mua a, ti?”, thotë ajo.

Kur i duket se nuk mjaftojnë goditjet me dorë, ajo mbështet për muri viktimën dhe sulmon me këmbë.

E godet me gju në barkë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore