Shqipëria

Prokuroria mbyll hetimet për Çalamanin, akuzohet për dy vepra penale


Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka mbyllur hetimet për Klodian Çalamanin.

Ky i fundit është dërguar për gjykim nën akuzat “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit”.

Klodian Çalamani zuri titujt kryesorë të kronikave të zeza, për shkak të vrasjes së një fëmije tetëvjeçar në Fier dhe groposjes së tij nën baltë.

Nga hetimet paraprake rezultoi e provuar se, më datën 16 nëntor të vitit të kaluar, babai i viktimës ka bërë kallëzim penal rreth orës 14:58.

Kjo, pasi është njoftuar në telefon nga bashkëshortja se djali i mitur nuk ka ardhur në banesë dhe nuk dihej vendndodhja e tij, duke dhënë dhe karakteristikat e fëmijës dhe veshjen e tij.

Menjëherë pasi është marrë kallzimi penal, efektivët kanë shkuar në fshatin Grecalli, ku kanë kryer verifikime dhe kontroll territori.

“Është bërë identifikimi i biçikletës që përdorte viktima dhe ka rezultuar se një të tillë e dispononte i dyshuari K. Çalamani banor i këtij fshati, i cili e kishte banesën rreth 100 metra larg banesës së të miturit”, shkruhet në njoftimin zyrtar.

Gjatë kontrollit të banesës është dalluar një pjesë toke e punuar ku pas gërimimit u gjet trupi pa jetë i viktimës.

Në këto kushte, është bërë prangosja dhe shoqërimi i të dyshuarit Çalamani.

Por, prokuroria zbulon se pas provave të grumbulluara, rezulton e provuar se i pandehuri, para se të kryente veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit”, ka konsumuar fillimisht veprën penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë”.

Pas kryerjes së aktit homoseksual me dhunë ndaj të miturit, i pandehuri Klodian Çalamani, ka kryer vrasjen me sende të forta.

Çalamani është transferuar drejt paraburgimit të Vlorës, pas marrjes së vendimit nga Gjykata e Fierit mbi masën “Arrest me burg”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore