Shqipëria

Jepen 437 tituj pronësie në Himarë, Rama: Është shfrytëzuar si çështje për interesa politike


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet këtë të premte në Himarë për të shpërndarë 437 tituj pronësie.

Sipas tij, e gjithë kjo çështje është shfrytëzuar për interesa politike. Ndërkohë që problemi është i pranishëm edhe në zona të tjera të vendit.

“Është folur shumë dhe është abuzuar shumë si një çështje që lidhet vetëm me Himarën. Madje është abuzuar shumë nga ata që nuk kanë asnjë lidhje tjetër veçse shfrytëzimin legjitim të banorëve për të çuar përpara interesat e tyre politike, interesat që nuk kanë asnjë lidhje as me fqinjët. Unë do të thosha që të njëjtën problem e kanë banorët e Thethit, Tropojës, Himarës dhe deri poshtë”, ka thënë ai.

“Aq më tepër që unë nuk jam nga Tropoja, unë jam dhe nga Himara, që do të thotë që unë nuk do të kisha asnjë arsye në botë që të mos bëja njësoj si për Kukësin, si për Tropojën dhe për Himarën”, ka vijuar Rama.

Për kryeministrit, kjo çështje ka të bëjë me regjistrimin, pasi nuk është pranuar ligji dhe janë bërë shumë ndryshime me ATMP.

Kjo, sipas tij, ka penguar shtëpitë që kanë qene aty dhe këtu është shtuar dhe një shtesë sikur kjo bëhet për t’i marrë pronat qytetarëve të Himarës për t’ia dhënë oligarkëve.

“Ju e dini më mirë se unë, që nuk ka asnjë metër katror që asnjë metër katror ti jetë marrë një trashëgimtari dhe t’i jetë dhënë dikujt tjetër. Ka një situatë tjetër, që janë shfaqur pronarë që ju e dini mirë se kush janë dhe i kanë vënë qytetarët përpara një zgjedhje që të pranojnë të shesin pronën e tyre”.

Rama ka vijuar duke thënë se “kush thotë që i janë marrë pronat himariotëve pa miratimin e tyre dhe i kanë kaluar dikujt tjetër, kjo është një gënjeshtër shumë e madhe”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore