Lajme

Programi pilot në Islandë për ulje të orëve të punës, i suksesshëm


Një program-pilot – duke ulur kohën e punës javore në 35-36 orë pa asnjë ulje në rrogë – ka rezultuar i suksesshëm në Islandë.

Kjo pasi rezultatet nga dy prova të orëve të reduktuara nuk treguan humbje të produktivitetit ose rënie të niveleve të shërbimit, ndërsa punonjësit raportuan më pak stres dhe një ekuilibër mё të përmirësuar të punës me jetën personale.

Kёrkimet ishin pjesё e njё studimi me bazë në Mbretërinë e Bashkuar Autonomy dhe Shoqatёs nё Islandë, për Demokraci të Qëndrueshme.

Arritjet u mundёsuan pas disa rezultateve nё shkurtimin e disa detyrave tё panevojshme ose zёvendёsimin e tyre me postё elektronike.

Provat u kryen nga viti 2015 në vitin 2019. Nё studim morёn pjesё 2 mijё e 500 punёtorё, ekuivalente me më shumë se 1% të popullsisë që punon në vendin Nordik.

Rezultatet treguan se “mirëqenia e tyre u rrit në mënyrë dramatike”.

86% e të gjithë popullsisë së punës së Islandës janë zhvendosur në orë më të shkurtra ose po negociojnë për ta bërë këtë.

Në Finlandën Nordike, kryeministrja Sanna Marin ka sugjeruar një javë katër-ditore tё punës.

Marin u shpreh se punonjësit meritojnë disa nga përfitimet e orarit tё reduktuar. Pavarësisht, qeveria e saj aktualisht nuk po punon për një politikë të tillë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore