Boterori 2022

Portugali – Uruguai, formacionet zyrtare


Kryendeshja e ditës në Kupën e Botës do të zhvillohet në “Lusail Stadium”, ku do të ballafaqohen Portugalia me Uruguain.

Skuadra evropiane triumfoi në sfidën e parë 3:2 ndaj Ganës, kurse Uruguai luajti baras 0:0 ndaj Koresë së Jugut.

Me fitore eventuale, Portugalia do të kualifikohet në të tetën e finales, derisa me çfarëdo rezultati tjetër mbetet në garë.

Në anën tjetër, Uruguai duhet ta fitojë këtë ndeshje, në të kundërtën do të komplikohen punët për kalimin e grupeve.

Përzgjedhësit Fernando Santos dhe Diego Alonso i kanë caktuar taktikat dhe kanë vendosur për lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Portugalia: Diogo Costa; Cancelo, Ruben Dias, Pepe, Nuno Mendes; Neves, William Carvalho; Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Joao Felix; Cristiano Ronaldo.

Uruguai: Rochet; Coates, Godin, Gimenez; Varela, Bentancur, Vecino, Olivera; Valverde; Cavani, Darwin Nunez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore