Sport

Plani i Real-it, katër emra janë të paprekshëm


Kur sezoni aktual është drejt përfundimit, Real Madrid-i është në garë për dy trofe të rëndesishëm, titullin në La Liga dhe atë në Ligën e Kampionëve. Por, njëkohësisht klubi madrilen është duke menduar edhe për të ardhmen.

Deri më tani, Real-i ka shpallur katër lojtar si të paprekshëm dhe i cilëson si e ardhmja e klubit. Vinicius Junior-i, Federico Valverde, Rodrygo dhe Martin Odegaard-i janë lojtarët që shihen si perspektiva e klubit, nga lojtarët aktual.

Në anën tjetër, madrilenët nuk  harrojnë edhe të tashmen. David Alaba pritet të jetë transferimi i parë i verës. Lojtari vjen me parametra zero nga Bayern Munich-u dhe pritet të zëvendësojë Sergio Ramos-in, që me shumë mundësi largohet nga kampi madrilen.

Real-i gjithashtu ndjek me interes të madh dy super talentet e momentit, Kylian Mbappe-n dhe Erling Haaland-in dhe janë të gatshëm për të bërë një lëvizje të madhe financiare, që në verë të dy të veshin fanelën e bardhë.

Nga Madrid-i priten edhe disa largimi. Emrat më të përfolur për t’u larguar janë: Marcelo, Gareth Bale, Isco, Alvaro Odriozola, Mariano Diaz-i dhe Luka Joviç-i. Ramos-i dhe Lucas Vazquez-i janë në përfundim të kontratës dhe deri tani lajmet nga Spanja raportojnë se do të largohen me parametra zero.

Në horizont është edhe rinovimi i Raphael Varane-s. Mbrojtësi francez nëse nuk rinovon, në dy merkatot e ardhshme pritet të largohet nga Madridi. Real-i ndjek dy emra për fazën mbrojtëse, Jules Kounde-n, talenti francez të Sevilla-s dhe Pau Torres-in, kapitenin e Villarreal-it, që njëkohësisht është dhe qendërmbrojtësi i Kombëtares së Spanjës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore