Shqipëria

Plagosje me armë zjarri në Vlorë


Një person është dërguar i plagosur në spitalin e Vlorës, më 26 janar. Mësohet se plagosja ka ndodhur pranë bibliotekës së qytetit të Vlorës.

Autoritetet njoftojnë se shtetasi me iniciale M.M dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

“Rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri) shtetasi M.M, banues në Vlorë. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim. 

Policia ka njoftuar se gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, është konstatuar i djegur një automjet i braktisur i tipit “Land Rover”. Paraprakisht dyshohet se mund të jetë mjeti i autorit të ngjarjes.

Mësohet se shtetasi M.M është qëlluar dy herë. Ai ka marrë një plumb në kokë dhe një në krahë.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore