Lajme

Plagoset një person në Fushë Kosovë


Ilustrim.

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur të mërkurën në Fushë Kosovë.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë”, tha Ahmeti për AP.

Policia e Kosovës.

Ndërsa, lidhur me këtë rast ajo thekson se janë shoqëruar tre persona në stacion policor si dhe është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë.

“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”.

Ajo bëri të ditur se pas këtij informacioni në vendin e ngjarjes janë dalur të gjitha njësitet e nevojshme policore

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor”, shprehet Ahmeti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore