Gatimi

Pica me fruta deti, për të gjithë familjen


Pica me fruta deti është kombinim fantastik mesdhetar, i shijshëm dhe shumë i shëndetshëm. Përmban sasi të ulëta të yndyrave të ngopura dhe është burim i mirë i proteinave, vitaminës B12, vitaminës C dhe manganit. Përgatisni një gatim special për të ftuarit tuaj në pak minuta dhe shoqërojeni me një gotë verë të bardhë.

Përbërësit: brumë pice, salcë domate, 50 gr midhje, 50 gr kallamarë, 100 gr karkaleca, 1 spec djegës, 1 domate, 50 gr ullinj të zinj pa bërthamë, disa gjethe borziloku.

Përgatitja

Hapim brumin e picës dhe e vendosim në një tavë 30×40 cm.

Shtrojmë salcën e domates, frutat e detit, specin djegës, ullinjtë, gjethet e borzilokut dhe domaten e prerë në kube.

E vendosim në furrë dhe e pjekim për 15 minuta në 180 gradë.

Këshillë

Nëse do të përdorni fruta deti të papërpunuara, gatuajini lehtë më parë në një tigan, që shija të jetë më e mirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore