Shqipëria

Pezullohen dy efektivë të policisë në Himarë


Janё pezulluar nga detyra dy efektivё tё policisё Himarё, tё rrethit Vlorё.

Vendimi u morr nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat(SHÇBA), pas denoncimeve pёr “veprime arbitrare”.

Është pezulluar nënkomisari Xhevdet Qepo, Shefi i Seksionit për Rendin dhe Sigurinë dhe inspektori Kastriot Satka, polic zone në Njësinë Administrative Lukovë.

Hetimi për efektivët erdhi pasi një denoncuese tregoi se u dhunua nga polici i zonës, sipas njoftimit tё policisё.

Nuk dihen ende rrethanat e plota tё ngjarjes. Prokuroria ndёrkohё, vijon hetimet pёr zbardhjen e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore