Lajme

“Përsëritja e krizës së emigrantëve dhe refugjatëve në Evropë të vitit 2015 duhet të shmanget”


Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson ka deklaruar të hënën se duhet të shmanget një përsëritje e një krize refugjatësh si ajo e vitit 2015.

“Ne nuk mund ta përsërisim situatën e vitit 2015, ne morëm 12% të refugjatëve, por nuk mund ta bëjmë këtë përsëri tani”, tha Andersson, duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin.

“Ne duhet të shtyjmë për t’i dhënë fund kësaj lufte”, shtoi Andersson. Kryeministri gjithashtu pranoi ndihmën e Polonisë në pranimin e refugjatëve ukrainas.

Në vitin 2015, 156 mijë e3 400 njerëz kërkuan azil në Suedi, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Suedia ishte marrësi i tretë më i madh i kërkesave për azil pas Gjermanisë (441 mijë e 900) dhe Shteteve të Bashkuara (172 mijë e 700), sipas të dhënave të UNHCR-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore