Udhëtime

Përse duhet të vizitohet një qytet si Prizreni?


Kosova është vend me bukuri të rralla natyrore, dhe historike. Një ndër qytetet më të rëndësishme historike që duhet vizituar nga turistët, është edhe Prizreni.

Ai qëndron stoik, e i palëkundur prej shumë vitesh. Magjia e historisë, natyrës, kulturës dhe ushqimit ndërthuren më bukur se në çdo vend tjetër.

‘Wanderlust’, një revistë e njohur britanike për turizëm, ka shkruar pesë arsye se pse duhet vizituar Prizreni.

Xhamia e Sinan Pashës është një nga objektet më të rëndësishme në Prizren. Përzierja marramendëse e arkitekturës osmane dhe asaj bizantine është mbreslënëse. Ndryshe quhet “muzeu nën qiellin e hapur.” Prizreni historikisht ka pasur tolerancë fetare

Kalaja e Prizrenit, është ndërtuar në një kodër të lartë, në një ambient piktoresk dhe në një pozitë jashtëzakonisht strategjike. Kalaja ngrihet mbi qytet sikurse edhe mbi luginën e thellë të Lumëbardhit dhe rrafshin e Dukagjinit. Kalaja mban në vete një pjesë të rëndësishme të historisë së lashtë të qytetit.

Prizreni shquhet edhe për rrugët e vjetëra. Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të kalosh disa orë vetëm duke ecur nëpër rrugët e vjetra osmane duke soditur arkitekturën.

Ushqimi është i mirë, jo vetëm në Prizren, por edhe në fshatrat përreth. Lugina Zhupa është e njohur për restorantet e peshkut, ndërsa rajoni i Hasit shquhet për ushqim tradicional siç është flija.

Për ata që preferojnë muzikë moderne, “Ngom fest” dhe pop janë në fund të qershorit. Ndërsa “Doku fest” është festivali ndërkombëtar i filmit të shkurtër.

Çiklizëm, hiking, ngjitje, qëndrime gjatë natës në kasolle, janë disa nga aktivitetet të cilat organizohen në këtë qytet për ata që duan të qëndrojnë më gjatë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore