Shqipëria

Përfshihet nga flakët autobusi në aksin Himarë-Sarandë, vetëm dëme materiale


Mëngjesin e 11 gushtit është përfshirë nga flakët një autobus në aksin rrugor Himarë-Sarandë.

Bëhet me dije se autobusi ishte në ecje dhe drejtohej nga shtetasi A. L., 38 vjeç. Raportohet vetëm për dëme materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore