Lajme

Peci: Shumë personalitete politike janë eliminuar, PDK ka qenë në qeverisje dhe nuk ka zbardhur rastet


Ministri i Bujqësisë Faton Peci.

“Ndash gjuani më ujë e ndash më plumba siç keni gjuajtur 20 vjet, nuk ka birë nenë që e ndal Faton Peci”, ka deklaruar të martën ministri i Bujqësisë Faton Peci gjatë një debati në një komision parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka sqaruar se për tematikën e vrasjeve të pasluftës nuk ka parapëlqyer asnjëherë të debatoj.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, Peci thotë se janë disa fakte që qëndrojnë.

“Mirëpo është një fakt që shumë personalitete politike në Kosovë sot nuk janë më në jetë pasi janë eliminuar fizikisht. Janë eliminuar edhe me plumba. Është fakt se të gjitha organizatat ndërkombëtare kredibile kanë pasur vlerësim për ndërhyrje të politikës në drejtësi”, ka deklaruar ai në “Debat Plus”.

Ndërkaq, ka akuzuar qeverisjet e kaluara që nuk kanë zbardhur këto raste.

“Kjo barrë para se gjithash bie mbi PDK-në pasi ata kanë qenë në qeverisje dhe nuk kanë zbardhur këto raste”.

Debati në mes të Ministrit Peci dhe Deputetes Musliu

Në diskutimin në mes të Ministrit Peci dhe deputetes Musliu, kjo e fundit është ngritur nga tavolina duke e quajtur ministrin “rrugaç”, derisa e ka gjuajtur me ujë atë.

Kjo situatë ka bërë që mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim të ndërpritet.

Situata në mes të tyre është acaruar pas akuzave që ministrit Peci ka bërë në drejtim të deputetes Musliu.

“Ti e përfaqëson krimin. Ajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo pi bije që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, ka thënë Peci.

“Ndash më gjuani me ujë e ndash me plumba, nuk ka birë nëne që e ndal Faton Pecin”, iu është kundërpërgjigjur ministri pas hedhjes më ujë nga deputetja Musliu.

Ndërsa, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu pas incidentit që ka pasur me Ministrinë e Bujqësisë, Faton Peci në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka bërë të ditur se do e padis Ministrin Peci për shpifje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore