Lajme

Autorja e sulmit terrorist në Stamboll dënohet me 7 burgime të përjetshme dhe 1794 vjet burg


Alham Albashir, e dyshuara kryesore për sulmin terrorist të ndodhur në qendër të Stambollit në nëntor të 2022-shit, është dënuar me shtatë dënime të përjetshme dhe 1 mijë e 794 vjet burg shtesë.

Kjo për akuza të ndryshme në lidhje me sulmin.

Gjashtë persona u vranë dhe 99 u plagosën më 13 nëntor 2022 kur një shpërthim tronditi Avenue İstiklal, një rrugë e ngarkuar që kalon nëpër lagjen qendrore të Stambollit, Beyoğlu.

Gjykata nuk gjeti asnjë bazë për ta dënuar atë për akuzën e anëtarësimit në organizatë terroriste.

Në fjalën e fundit para gjykatës, Albashir tha se nuk do të mbrohej dhe do të pranonte dënimin e dhënë.

Dy nga të pandehurit, Fatma Berkel dhe Ferhat Habeş, u dënuan secili me 1 mijë e 35 vjet me akuza për tentativë për të prishur unitetin dhe integritetin e shtetit, tentativë për vrasje dhe dhënien e lëndëve plasëse për autorin.

12 të pandehurve të tjerë u dënuan me kohëzgjatje të ndryshme nga katër deri në 17 vjet për një sërë akuzash, duke përfshirë kontrabandën e qenieve njerëzore, ndërhyrjen e provave dhe ndihmën dhe nxitjen e një krimineli.

Mund të jetë akt terrorist i realizuar nga një grua, sulmi në Stamboll

Çfarë ndodhi?

Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur dhe 81 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim masiv i ndodhur në Stamboll pasditen e 13 nëntorit, ku veprimet e para hetimore janë të orientuara drejt një sulmi me prapavijë terroriste.

Shifrat i ka bërë me dije fillimisht guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaja, i cili ka shpjeguar shkurtimisht edhe situatën aktuale, në rrugën Istaklal, ku shpërthimi ndodhi, duke thënë se katër persona kishin humbur jetën.

“Të plagosurit por trajtohen momentalisht dhe hetimet po kryhen. Ndërsa, i lutemi publikut të tregojë durim, për të marrë përditësimet e fundit zyrtare mbi ngjarjen”, shkroi ai në median e tij sociale Twitter.

Më pas, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e dënoi sulmin dhe bëri me dije se numri i viktimave kishte shkuar në gjashtë.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 16:20 të pasdites, në distriktin e Beyoglu. Një zonë kjo tepër turistike dhe me shumë lëvizje përgjatë gjithë orëve të ditës.

Fillimisht, një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në një prej rrugëve, përkatësisht atë Taksim Istiklal dhe një kaos i menjëhershëm u zhvillua në zonë, për shkak të panikut të qytetarëve.

Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca shkuan menjëherë në vendngjarje për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe aty u përballën edhe me tragjedinë.

Mediave, sipas raportimeve lokale, iu ndalua të afrohen në zonën e goditur dhe përditësimet me lajme janë bërë vetëm në rrugë zyrtare.

Nga ana tjetër, nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm u bë me dije se ky akt po hetohej si një sulm terrorist, por e la të hapur çdo rrugë të mundshme.

Ndërsa, ndihma, vijon ende të jepet në vendngjarje, si edhe po mblidhen dëshmitë e të pranishmëve.

Në vitin 2016, një akt i ngjashëm pati ndodhur në po të njëjtën rrugë, të mbushur me dyqane e pazare, ku një person ka hedhur veten në erë me eksploziv, në një ngjarje që asokohe u arsyetua si sulm terrorist.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore