Kosova

Peci dhe Musliu debatojnë në Komision, kjo e fundit e gjuan me ujë ministrin


Debati në mes të Ministrit Peci dhe Deputetes Musliu

Në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim ku ka raportuar Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, gjatë ditës së martë ka eskaluar debati mes tij dhe deputetes nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë, Ganimete Musliu, e cila është edhe anëtare e këtij komisioni.

Në diskutimin në mes të Ministrit Peci dhe deputetes Musliu, kjo e fundit është ngritur nga tavolina duke e quajtur ministrin “rrugaç”, derisa e ka gjuajtur me ujë atë.

Kjo situatë ka bërë që mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim të ndërpritet.

Situata në mes të tyre është acaruar pas akuzave që ministrit Peci ka bërë në drejtim të deputetes Musliu.

“Ti e përfaqëson krimin. Ajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo pi bije që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, ka thënë Peci.

“Ndash më gjuani me ujë e ndash me plumba, nuk ka birë nëne që e ndal Faton Pecin”, iu është kundërpërgjigjur ministri pas hedhjes më ujë nga deputetja Musliu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore