Lajme

Spanja pezull në pritje të reflektimit të Sánchez për dorëheqjen


Këto janë ditë të çuditshme për Spanjën.

E ndarë dukshëm, por mbi të gjitha e pezulluar. E pabesueshmja po ndodh dhe askush nuk e di se çfarë të bëjë.

Pedro Sanchez, kryeministri që ndau më shumë spanjollët, u dërgoi një letër “qytetarëve” për të denoncuar klimën e urrejtjes dhe u zhduk.

Atij iu deshën pesë ditë për të vendosur nëse do të jepte dorëheqjen, përballë tërbimit të armiqve të tij.

Në këto momente ai nuk flet me askënd, është mbyllur në apartamentin brenda Moncloa-s, në periferi të Madridit dhe është kufizuar në përgjigjen e disa mesazheve në Whatsapp.

Besnikët e tij thonë se Sanchez ishte gati të jepte dorëheqjen seriozisht dhe se vetëm pas një takimi dramatik, bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë e bindën që të merrte disa ditë për të reflektuar dhe shtyrë vendimin.

Sot militantët janë thirrur të gjithë nën selinë në Calle Ferraz, ku militantët e djathtë janë mbledhur prej muajsh, sot mbërrijnë socialistët për t’u thënë “Pedro jemi me ty”. Duke shpresuar se është e mjaftueshme për ta bërë atë të ndryshojë mendje.

Mobilizimi u thirr gjithashtu nga një prej paraardhësve të Sanchez, José Luis Rodriguez Zapatero.

Por armiqtë e Sanchez nuk janë vetëm ata të opozitës parlamentare.

Manuali Bannon duket se funksionon në Madrid. Dhuna e “anti-sanshizmit” fshihet në gazetat jozyrtare, por gjithnjë e më të njohura, replikat e gënjeshtrave dhe grupet e presionit të të gjitha llojeve.

Por ka një armik që duket më tinëzari: gjyqësori.

Marrëveshja me pavarësinë katalanase i kushtoi Sanchez-it një luftë të gjithanshme nga krahu konservator i gjyqësorit, i cili ka qenë në shumicë që nga kthimi i demokracisë.

Ka pasur kurthe për qeverinë e të gjitha llojeve që kur socialistët dhanë një amnisti për krimet e lidhura me referendumin e pavarësisë së 2017-ës për të qëndruar në pushtet.

Problemi është se këto teori u mblodhën nga një gjyqtar, i cili pa njoftuar prokurorinë, hapi hetimet për korrupsion dhe tregti me ndikim në aktivitetet personale të zonjës së parë.

Dje prokuroria e përgjithshme kërkoi pushimin e çështjes, por ndërkohë mbërriti një ankesë tjetër nga shoqata ultra-katolike Hazte Oir.

Spanja është e pezulluar dhe e djathta po ashtu: Partia Popullore dhe Vox, pasi lexuan letrën, vazhduan të fyenin fjalë për fjalë Sanchez-in, duke e akuzuar për padenjësi personale, “infantilizëm”.

Në të majtë po mbajmë frymën, gjithë ajo përpjekje për të mbetur në qeveri, pasi përmbysëm një parashikim që tregonte një disfatë të sigurt dhe në vend të kësaj “manuali i rezistencës” i Sanchez ishte ende duke funksionuar.

Edhe një herë Sanchez i befasoi të gjithë.

Por këtë herë ata që e njohin janë të bindur se nuk është një lëvizje taktike.

Pedro ka thënë mjaftueshëm dhe nuk ka asnjë garanci se do të kthehet.

Njeriu që u tregua i pamëshirshëm dhe cinik, duke lëvizur me një lehtësi që kufizohet gjithmonë me paturpësi, këtë herë është shembur dhe nuk dihet nëse ka forcë për t’u rikthyer.

Nëse lojërat e tjera të bujshme të karrierës së tij, si ajo e një viti më parë, e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme pas një disfate të qartë në votën lokale, iu përgjigjën një logjike politike, këtë herë është ndryshe.

Socialistët sapo kishin arritur një rezultat të shkëlqyeshëm në rajonet e baskëve dhe po përgatiten të fitojnë ato shumë më të vështirat në Katalonjë.

Me pak fjalë, nuk ka një strategji koherente dhe politike pas zgjedhjes dhe kjo e bën gjithçka më interesante.

Në të djathtë, në një mënyrë thuajse provokuese, thonë se janë të bindur se gjithçka do të përfundojë në asgjë.

Atribuimi i situatës me një ide tjetër të paskrupullt të Sanchez për t’u kapur pas pushtetit.

Partitë e shumicës po mendojnë për një mocion besimi në Parlament, të cilin Sanchez mund ta fitojë. Por askush nuk e di vërtet se çfarë do të ndodhë.

Në rast dorëheqjeje do të ishte një hap prapa i paprecedentë, me një akuzë shumë të fortë denoncimi.

Sidoqoftë, nëse ai do të mbetej në Moncloa, një përballje me të djathtën mund të fillonte me pasoja të pallogaritshme tani.

Sanchez ka thënë se po mendonte për këtë zgjedhje radikale për gruan e tij Begoña. Ai e bëri këtë duke cituar “makinerinë e baltës” nga Umberto Eco. Duke u kërkuar të gjithëve të reflektojnë mbi lëvizjen Trumpiste të shoqërisë spanjolle.

Marrë nga “La Stampa”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore