Jetesë & Stil

Pas arrestimit të bujshëm, lihet i lirë burri i Angela Martinit


Së fundmi mediat rozë u “pushtuan” nga lajmi për arrestimin e Dragos Savulescu, bashkëshortit të modeles së njohur shqiptare, Angela Martini në Mykonos të Greqisë.

Por, arrestimi i Dragosit, duket të ketë zgjatur vetëm dy ditë sepse aktualisht ai është lënë i lirë nga autoritetet greke.

Savulescu është liruar për pak kohë, pasi që sipas, “Revistës Who”, çështja e tij është mbyllur në Itali.

Gjykata italiane e ka marrë vendimin për Dragos Savulescun, përkundër çdo pretendimi nga autoritetet rumune dhe gjithçkaje që tjetër është shkruar në media.

Angela Martini dhe Dragos Savulescu.

Lajmi për arrestimin e tij u bë i ditur nga mediat rumune, të cilat e trajtuan ndalimin e Savulescut, si arrestimin e një personi në kërkim, pa marrë parasysh udhëtimet e tij të mëparshme në qytete evropiane, konform rregullave të Interpolit.

Arrestimi i biznesmenit rumun është bërë në Mykonos të Greqisë, ndërsa pos tij në pranga ka rënë edhe një person tjetër, ndërkohë që detaje të tjera nuk janë bërë akoma të ditura, shkruan e përditshmja, Protothema.

Ndryshe, u tha se për kapjen e tij u përfshinë zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos.

Gjithsesi, në vitin 2019 Dragoș Savulescu, u dënua me 5 vjet e gjysmë burg, për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumani së bashku me ish-krye bashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 miionë eurosh.

Pas vendimit të autoriteteve gjyqësore, ai u arratis në Napoli të Italisë, për t’u arrestuar përfundimisht në Mykonos të Greqisë nga Rojet Bregdetare, të cilët së bashku me zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos organizuan një operacion të madh për arrestimin e tij.

Urdhri i arrestit për Savulescu u lëshua nga Interpoli me kërkesë të autoriteteve rumune për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për mashtrim kundër shtetit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore