Lajme

Paralajmërohen protesta gjatë inaugurimit të presidentit Biden


Paralajmërohet se në Washingto-n,  po planifikohen  të zhvillohen “protesta të armatosura”.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka paralajmëruar se në 50 shtetet e Capitol-eve lokale dhe në Capitol-in në Washington, mund të zhvillohen “protesta të armatosura”.  Këto protesta të armatosura pritet të ndodhin në inagurimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, në janar.

Ky lajm vjen ndërsa masat e sigurisë po përshkallëzohen përpara ditës së inagurimit.

Agjencia federale, agjencia e shtetit dhe agjencia e zbatimit të ligjit po përgatiten për raste të mundshme dhune. Javën e kaluar protestuesit pro Trump bastisën Capitol-in, ku mbetën të vrarë pesë të vdekur. Mes të vdekurve ishin katër protestues dhe një officer policie.

Hetuesit federalë po vazhdojnë të gjurmojnë të dyshuarit. Buletini ngre shqetësimet se sulmi në Capitol mund të jetë vetëm fillimi i veprimeve të mundshme, të dhunshme nga mbështetësit e presidentit Trump.

Protestat e armatosura po planifikohen në të 50 shtetet e Capitolëve lokalë nga 16 janari deri më 20 janar. Protestat e armatosura në Capitol-in qëndror mund të ndodhin nga 17 janari deri më 20 janar”, thuhet në buletinin shtetëror.  Buletini sugjeron se këto kërcënime do të shihen si një akt rebelimi nëse Trump do të hiqet përmes amendamentit të 25-të para ditës së inagurimit.

“Më 8 janar, FBI-ja ka marrë disa informacione se një grup i identifikuar po i bën thirrje shtetasve të tjerë, për t`iu bashkuar “kryengritjes”, në rast se presidenti Trump do të shkarkohej para Ditës së Inagurimit”.  Ky grup i identifikuar po planifikon të sulmojë institucionet qeveritare duke përfshirë disctrict-in e Columbia-s. Po planifikohet të sulmohen dhe institucionet qeveritare ne districte-t e tjera” njoftohet në bulletin.

FBI-ja po ndjek gjithashtu raportet e “kërcënimeve të ndryshme për të dëmtuar presidentin e zgjedhur, Biden, përpara inaugurimit presidencial”.  Raportet shtesë dëshmojnë për sulme të mundshme për zëvendës presidenten e zgjedhur, Kamala Harris dhe kryekongresmenes, Nancy Pelosi.

FBI-ja ka thënë në një deklaratë të veçantë se “janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të identifikuar, hetuar dhe veçuar individët që nxisin dhunë dhe angazhdohen në aktivitete kriminale”.  FBI-ja nuk ka në fokus protestuesit paqësorë. FBI-ja po heton protestuesit që kërcënojnë sigurinë, janë të dhunshëm dhe shkatërrojnë pasuritë e qytetarëve të tjerë”.

Qeveria po siguron vazhdimësinë e operacioneve qeveritare.  Kjo është një praktikë standarte në evente, në rast se dikush përpiqet të ndërpresë tranzicionin presidencial.

Për shkak të thirrjeve për protesta të reja në Washington dhe në shtetet e tjera të SHBA-së është përforcuar siguria  në departamentet e zbatimit të ligjit.

Zyrtarët lokalë po përgatiten duke përforcuar sigurinë në rast se do të ketë dhunë në ditët në vijim./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore